Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar Listën Serbe që të vjen në Beograd, pas dështimit të marrëveshjes për targat ilegale serbe.
Pas takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai i është drejtuar gazetarëve duke dhënë detaje nga bisedimet në Bruksel, shkruan The Geopost.
Por, ajo çka bie në sy është reagimi i qytetarëve serbë, lidhur me kërkesën e tij për ta takuar Listën Serbe dhe dështimin e kësaj marrëveshje.

Po ashtu, deklarata e Vuçiqit është vërshuar me komente dhe “like” negative, duke mos u pritur mirë.
Shumë qytetarë, që jetojnë në veri të Kosovës, kanë kërkuar nga Vuçiqi që t’i lën rehat që ta jetojnë jetën e tyre ashtu siç duan.

“Le të hyjnë në konflikt me Listën Serbe, ata që dolën nga institucionet [e Kosovës] dhe ‘mbetën të papunë’ që më në fund t’i shohim në veprim ata patriotë! Dhe qytetarët e thjeshtë le të jetojnë jetën e tyre të zakonshme si më parë”, thuhet në njërin nga komentet në Facebook.
Ndryshe, takimi i sotëm në Bruksel ishte thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë të planit të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht kanë kërkuar që të shtyhet afati për riregjistrimin e veturave që kanë targa ilegale serbe. /The Geopost/

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit