Forcat iraniane të sigurisë u përleshën me protestuesit në disa qytete në protesta të reja të nxitura nga vdekja e Mahsa Amini, 22 vjeç, pasi ajo u arrestua në Teheran për “veshje të papërshtatshme”.
Protestuesit u përleshën me policinë në Teheran, Tabriz, Karaj, Yazd, Sanandaj, Sardasht dhe qytete të tjera.
Mediat shtetërore raportuan se policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve.
Protestuesit thërrisnin” Gra, jetë, liri ” ndërsa gratë digjnin shamitë e tyre.
Disa profesorë universitarë dhanë dorëheqjen për të protestuar kundër vdekjes së Mahsa Amini, ndërsa studentët në disa universitete refuzuan të ndiqnin mësimet.
Autoritetet iraniane kanë akuzuar “ngacmuesit” të lidhur me “armiqtë e huaj” për nxitje të trazirave.
Gjykata të posaçme janë formuar për të ndjekur penalisht “protestuesit”, sipas Reuters, duke kujtuar se sipas shifrave zyrtare, 41 persona, përfshirë forcat e sigurisë, u vranë gjatë trazirave.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se numri i viktimave është më i lartë./Fonet, N1/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara