Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht se do të ofrojnë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS.
Zyrtarët ukrainas thanë se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t’i zmbrapsur forcat ruse dhe për t’i sulmuar linjat e tyre të furnizimit.
“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, kjo e çon vlerën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë, tha Kirby.
HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.
Pentagoni tha në një deklaratë se SHBA-ja “do të vazhdojë të punojë me aleatët dhe partnerët e saj për t’i ofruar Ukrainës kapacitetet kyçe “për t’i përmbushur kërkesat e saj në zhvillim e luftës në fushëbetejë”.
Më 23 korrik, Shtetet e Bashkuara nënshkruan një ndihmë ushtarake prej 270 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë katër sisteme të tjera raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS. Kjo e çon në 20 numrin sistemeve HIMARS të dërguara në Ukrainë.
Pjesa më e madhe e ndihmës vjen nga një paketë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, e miratuar nga Kongresi në maj./VOA

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit