Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha më 6 korrik se Bashkimi Evropian prej 27 vendesh duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.
Von der Leyen tha se komisioni planifikon të shpallë planet emergjente në mbarë BE-në në mes të korrikut për të siguruar “rrjedhjen e gazit drejt vendit ku është më e nevojshme” në rast të një përfundimi të plotë të dërgesave të gazit rus.
BE ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë dhe po largohet nga dërgesat e kontrolluara nga Rusia.
Por, kreu i degës ekzekutive të BE-së tha se blloku duhej të ishte gati për ndërprerjet tronditëse që vijnë nga Moska.
“Ne gjithashtu duhet të përgatitemi tani për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me gaz dhe madje një ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus”, tha von der Leyen para legjislaturës së BE-së në Strasburg, Francë.
“Është e qartë se Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë”, tha von der Leyen, duke shtuar se Rusia tashmë ka shkurtuar furnizimet me gaz në 12 vende anëtare të BE-së.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit