Autoriteti finalndez ka njoftuar se ka ngrirë asetet e mbi dhjetë individëve rus dhe bjellorus dhe disa entiteteve ligjore, përfshi kompani transportuese, transmeton Gazeta Metro.
Finlanda ka konfiskuar gati një mijë vagonë trenash me mallra në pronë të kompanive ruse si rezultat i sanksioneve të Bashkimit Evropian, sipas operatorit shtetëror të hekurudhave finlandeze VR dhe një letre nga hekurudha ruse ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Derisa VR i Finlandës kishte lëvizur në zvogëlimin e trafikut hekurudhor me Rusinë pasi që BE sanksionoi furnizimin me thëngjill rus në muajin prill, 865 vagonë nga Rusia ishin konfiskuar nga autoritetet, sipas një letre të datës 6 qershor të drejtuar nga Hekurudha e Rusisë për Ministrinë e Transportit.
Autoriteti finlandez i ka thënë Reuters se i ka ngrirë asetet e disa individëve dhe entiteteve ruse e bjelloruse, mes tyre edhe kompani transportuese, me vlerë së paku me 82 milionë euro, për t’iu përmbajtur me sanksionet e BE’në./gazetametro.net

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?