Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale pwr rreth 80 prej tyre, tha në prononcim pwr shtyp të martën prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.
Venediktova foli së bashku me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan dhe homologët e tjerë pas një takimi në Hagë për të diskutuar hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.
Ajo tha se zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak, politikanë dhe “agjentë të propagandës së Federatës Ruse” janë në mesin e më shumë se 600 të dyshuarve rusë.
Venediktova tha se hetimet janë komplikuar nga fakti se luftimet janë ende në vazhdim.
Estonia, Letonia dhe Sllovakia i janë bashkuar ekipit ndërkombëtar që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia më 21 mars për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe burimeve, tha Venediktova.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999