Për ta dëshmuar sa më shumë “vëllain e vogël”, në Beograd, është mbajtur një paradë në kujtim të 9 majit, Dita e Çlirimit nga Nazifashizmi, në pikëpamjen ruse.
Me “Putinin” dhe shkronjën Z, tashmë simbol i agresionit rus në Ukrainë, me këngë e himnin rus, Beogradi po dëshmon prej së vërteti që është “Kuba e Ballkanit” kur bëhet fjalë për influencën malinje ruse.
Në këtë paradë morën pjesë struktura të larta shtetërore, nivel politik, ushtarak e nuk dihet se kush mungoi, perveç Preidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili në keso raste zakonishte delegon njerëzit e tij.
Ministri aktual i Mbrojtjes së Qeverisë së Serbisë, si zakonisht është në krye të këtyre aktiviteteve me sentiment te lartë pro-rus. Prapa Aleksandar Vulinit, gjendeshin njerëz me uniforma zyrtare ushtarake të Serbisë.
Turma përfshinte edhe Kryetarin e Parlamentit të Serbisë Ivica Daçiq, Ministren e Punës Daria Kisic Tepavçeviç, Ministri pa Portofol Nenad Popoviq dhe të gjithë skeptikë për lidhjet më të ngushta me Perëndimin.
Marshi u organizua nga shoqata “Regjimenti i Pavdekshëm”, në të cilin nuk mund të mungonte edhe ambasadori rus në Beograd, Borchan Kharchenko.


Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete