Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të ishte e lehtë, por se sipas saj BE-ja nuk mund të “transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj”.
Ajo tha gjithashtu se BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.
Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten në bisedimet që pritet të shkojnë në fundjavë për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.
“Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë”, u shpreh von der Leyen.
E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukrainës të vendoste se si të negociojë me Rusinë për të arritur një armëpushim.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit