Demonstratat kundër agresionit rus në Ukrainë vazhduan për të tretën ditë përpara ambasadës ruse në Talin të mërkurën. Këtë herë, dhjetëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së ambasadës në Pikk tänav për të tërhequr vëmendjen ndaj përdhunimeve të grave dhe fëmijëve nga ushtarët rusë në Ukrainë.
Mesazhi i organizatorëve të protestës ishte ky: “Ushtarët rusë po përdhunojnë dhe vrasin gra dhe fëmijë të pafajshëm në Ukrainë. Njerëzit që mbështesin këtë luftë gjithashtu mbështesin krimet e luftës, vrasjet e frikshme në të cilat ata janë bashkëpunëtorë. Ky është mesazhi ynë për mbështetësit e Regjimit të Putinit (në Rusi, Estoni dhe kudo).
Të hënën, rreth dhjetë aktivistë kundër luftës protestuan para ambasadës gjermane. Qëllimi i performancës që përshkruante viktimat e luftës në Bucha ishte të nxiste
Gjermaninë dhe shtetet e tjera evropiane që të adoptonin një linjë më të ashpër me Rusinë.
Të martën, rreth një duzinë demonstruesish u mblodhën pranë ambasadës hungareze në Talin të veshur me maska kundër gazit për të protestuar kundër Hungarisë që vazhdon të blejë gaz nga Rusia dhe nëpërmjet saj financon makinën ruse të luftës, si dhe luftën në Ukrainë.

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin