Në Lugansk të Ukrainës është vrarë serbi Stefan Dimitrijevic, mercenar prorus në Ukrainë.
Njoftimin e ka dhënë në rrjetin social në facebook, mercenari tjetër serb Stevan Milosevic.
Në Ukrainë, përkrah forcave të agresionit rus, ka një numër të madh të mercenarëve serbë.
Një pjesë e madhe e tyre iu takojnë forcave ultranacionaliste serbe, që shpeshherë janë parë edhe në Republikën e Kosovës.
Dimitrijevic, tashmë i vrarë në Ukrainë, para disa vitesh kishte realizuar një foto në Mitrovicën Veriore.
Kurse, mercenari tjetër që dha lajmin për vdekjen e shokut të tij, Stevan Milosevic, ishte në Gazimestan ku realizoi foto me klerikun radikal serb Amfilohije.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara