Presidenti amerikan Joe Biden e quajti të hënën presidentin rus, Vladimir Putin, një kriminel lufte dhe tha se do të bënte thirrje për një gjyq për krimet e luftës.
“E keni parë se çfarë ndodhi në Bucha,” tha Biden. Ai shtoi se Putin “është një kriminel lufte”
Biden tha gjithashtu se do të kërkonte më shumë sanksione pas mizorive të raportuara në Ukrainë, por komentet e tij për gazetarët nuk shkuan aq larg sa i quanin veprimet gjenocid.
“Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Dhe ne duhet të mbledhim të gjitha detajet në mënyrë që të kemi një gjyq për krimet e luftës.”, tha Biden, sipas komenteve të postuara nga Associated Press.
Biden e quajti Putinin si “brutal”.
“Ajo që po ndodh në Bucha është e tmerrshme dhe të gjithë po e shohin”, shtoi Biden.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj