Zëdhënës i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se Britania dëshiron që forcat ruse të tërhiqen plotësisht nga Ukraina dhe do të gjykojë hapat e përkohshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme paqeje me veprime dhe jo me fjalë.
I pyetur nëse Johnson u inkurajua nga premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore, zëdhënësi i tij tha se Putinin do ta gjykojnë për veprimet e jo për fjalët e tij.
“Ne do ta gjykojmë Putinin dhe regjimin e tij për veprimet e tij, jo për fjalët e tij”.
“Ne nuk duam të shohim asgjë më pak se një tërheqje të plotë të forcave ruse nga territori ukrainas”, u shpreh ai./The Geopost

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin