Ukraina dhe Rusia do të nisin një rund të ri të bisedimeve në Turqi, të hënën më 28 mars. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i ekipit negociator të Ukrainës, David Arakhamia.
“Rundi tjetër i bisedimeve do të mbahet deri më 30 mars në Turqi”, njoftoi negociatori ukrainas David Arakhamia.
Bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pas pushtimit të 24 shkurtit, u përshkruan nga Ukraina si “shumë të vështira”.
Një takim i mëparshëm u zhvillua në Ankara të Turqisë, më 7 mars.
Aty u takuan ministrat e jashtëm të të dyja vendeve, Sergej Lavrov i Rusisë si dhe ai i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në këto negociata nuk u arrit ndonjë pajtim me palëve.
Takimi ishte zhvilluar me ndërmjetësim të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Derisa luftimet janë duke vazhduar në Ukrainë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha të dielën, më 27 mars, se 1,119 civilë janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Midis të vdekurve sipas OKB-së ishin rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.
Këto shifra të OKB-së përfshinë periudhën nga 24 shkurti deri më 26 mars.
Numri aktual i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999