Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar se 1.351 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, të cilën Moska e quan “operacion special ushtarak”.
Ky është përditësimi i parë që nga publikimi i shifrës së parë prej 498 ushtarëve të vrarë, që ministria ruse e kishte bërë të ditur në fillim të marsit.
Shifra e saktë e rusëve të vrarë nuk dihet, por analistët besojnë se është shumë më e madhe se numri i publikuar nga autoritetet ruse.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane këtë javë thanë se mbi 7.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftime nga fundi i shkurtit.

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara