Autoritetet ukrainase patën vështirësi për të përcaktuar fatin e qindra civilëve që ishin strehuar në një teatër të shkatërruar nga një sulm ajror rus, në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ndërsa zyrtarët thanë se artileria ruse të enjten shkatërroi më shumë ndërtesa civile në një qytet tjetër të vijës së parë, raporton AP.
U shfaqën disa shpresa, pasi një zyrtar tha se disa njerëz kishin arritur t’i mbijetonin sulmit të teatrit në Mariupol.
Një foto e publikuar nga këshilli i qytetit të Mariupolit tregonte se një pjesë e tërë e teatrit të madh 3-katësh ishte shembur pas sulmit të mërkurën në mbrëmje. Disa qindra njerëz ishin strehuar në bodrumin e ndërtesës, duke kërkuar siguri.
Të paktën deri të hënën, oborri para dhe pas teatrit, dikur elegant, ishte shënuar me shkronja të mëdha të bardha që shkruanin “FËMIJË” në rusisht, sipas imazheve të publikuara nga kompania e teknologjisë hapësinore Maxar.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999