Drejtori i Institutit KIPRED Lulzim Peci ka theksuar se prapa protestave pro-ruse në Beograd qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe e dokumenton këtë me fakte dhe foto, duke dëshmuar se në këtë protestë gjendet edhe djali i presidentiti Danilo Vuçiq.
“Organizatori i protestës së sontme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq ( Narodna Patrola) në këtë fotoë të artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin (biri i A.Vuçiqit). Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqese e Levizjes “Zavetnici”, e njohur si shumë proruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se, Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste. Ai e ktheu per 90 shkallë qëndrimin e Serbisë me votimin në Kombet e Bashkuara, mirëpo qëllimi i tij i vërtetë është që tani ai të duket properendimor krahas ultranacionalistëve prorusë!”, ka shkruar Peci në Facebook.
Sot në Beograd janë mbajtur protestat të cilat përkrahin agresionin e Rusisë në Ukrainë. Të tilla janë mbajtur këto ditë edhe ne disa qytete të Malit të Zi.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit