Rusia i ka njohur si të pavarura dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.
Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg e dënon këtë njohje, si një përpjekje të Moskës për të rritur tensionet në Ukrainë duke i dhënë mbështejte financiare e ushtarake separatistëve.
“Dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen për të vetëshpallur “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë.
Në vitin 2015, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili përfshin Rusinë, riafirmoi respektin e tij të plotë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Donetsk dhe Luhansk janë pjesë e Ukrainës.
Moska vazhdon të nxisë konfliktin në Ukrainën lindore duke ofruar mbështetje financiare dhe ushtarake për separatistët. Ajo po përpiqet gjithashtu të krijojë një pretekst për të pushtuar edhe një herë Ukrainën.
NATO mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Aleatët i bëjnë thirrje Rusisë, në termat më të fortë të mundshëm, të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe të ndryshojë menjëherë ngritjen e saj masive ushtarake në dhe rreth Ukrainës, dhe të tërheqë forcat e saj nga Ukraina në përputhje me detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare.”, thuhet në reagimin e Stoltenberg.

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit
Serbia dhe Kina thellojnë bashkëpunimin në siguri, policët serbë nisin patrullimet në Hainan
Konakoviqi dhe Helez e demantojnë Dodikun: Nuk ka pasur kërkesë për fluturimin e avionit të Qeverisë së Serbisë
Trump: Rusia dhe Ukraina bien dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike