Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.
Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh, transmeton Telegrafi.
Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.
Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”. /Telegrafi/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara