Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme
  • Siguri

Adhuron kriminelin Arkan dhe Crvena Zvezdan – ky është anëtari neo-nazist rus me nofkën ‘Serbi’ që ekzekutoi ushtarin e zënë rob ukrainas Tymofiy Shadura

The Geopost March 10, 2023 3 min read
Share the news

Ushtari ukrainas Tymofiy Shadura, i cili para ekzekutimit të tij pinte me qetësi një cigare në një llogoret dhe bërtiste “Lavdi Ukrainës!”, u vra nga anëtarët e njësisë neo-naziste “Rusich” që lufton si pjesë e grupit paramilitar rus “Wagner”.

Tymofiy ishte shpallur si person i zhdukur që nga 3 shkurti dhe është kapur pranë Vuledarit në rajonin e Donetskut.

Videoja e ekzekutimit të tij është publikuar nga grupi neo-nazist në kanalin e tyre në Telegram me përshkrimin “Më në fund një reagim normal”, shkruan The Geopost.

Grupi ekstremist “Rusich” udhëhiqet nga ish-parashutisti Alexey Milchakov i njohur me nofkën “Serbi”, 31-vjeçar nga Shën Petersburgu dhe Jan Petrovski. Ky i fundit ka jetuar për një kohë në Norvegji dhe nuk është shumë i ekzpozuar sesa Milchakovi.

“Serbi” është adhurues i kriminelit serb Arkan, që është i njohur për krimet e tij në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe është tifoz i ekipit të futbollit “Crvena Zvezda” të Beogradit.

5th: Aleksey Milchakov ( Russian #Wagner)
4th: Nikola Perovic (Serb and French)
3rd: Dragana Trifkovic (Serb #FSB)
2nd: Viktor Lenta (French Unite Continetale)
1st: Dusan Bozucanin (Serb killed in #Ukraine) pic.twitter.com/pNt03Z6DBa

— Agim Musliu (@agim_musliu) March 9, 2023

Milchakov ishte i ftuar në disa kanale televizive zyrtare ruse duke folur hapur për pikëpamjet e tij naziste, ndërsa gazetarët perëndimor e quajtën atë një sadist neo-nazist.

“Duhet të kuptosh se kur vret një person, merr emocionin e gjuetisë. Nëse nuk keni qenë kurrë në gjueti, duhet ta provoni. Interesante”, shpjegon ai për mediet ruse duke shtuar se ka luftuar që nga viti 2014 në rajonin e pushtuar të Donbasit.

Në vitin 2017 ai luftoi edhe në Siri në krah të regjimit të Bashar al-Assadi dhe kishte publikuar në video duke u kënaqur në një vilë me një pishinë pranë qytetit të Palmyras.

Ai ia vuri vetes nofkën “Serbi”, sepse ishte magjepsur nga karakteri dhe veprimet e kriminelit të luftës Zheljko Razhnatoviq – Arkan, i cili me grupin e tij paramilitar “Tigrat” shkatërroi Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën, duke lënë gjurmë të përgjakshme, djegur shtëpi dhe plaçkitur gjithçka.

Paramilitari Milchakov ka bërë një tatuazh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Ai është shumë i lidhur me fansat e “Crvena Zvezda” dhe se në rrjetet sociale ka dërguar video dhe foto i veshur me këmisha “Delia” dhe është e pamohueshme se aty ai ka miq në rrethin ekstrem të këtij klubi futbollistik.

Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut në vitin 2011 kur filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën e një qeni, e publikuar në profilin e tij të rrjetit social rus VK, duke bërë thirrje për vrasjen e njerëzve të pastrehë, këlyshëve dhe fëmijëve.

Ky neo-nazist preferon të vrasë kur gjahu i tij është i palëvizshëm sesa kur vrapon. Këtë herë ai e konfirmoi duke qëlluar një ushtar ukrainas të zënë rob. /The Geopost/

https://twitter.com/nexta_tv/status/1632810823667032070

Continue Reading

Previous: Si politikanët e ekstremit të djathtë të Gjermanisë u bënë zëdhënësi i Kremlinit
Next: “Legija i vogël” Bratislav Dikic merr një post të ri: i akuzuar për grusht shteti në Mal të Zi, ai tani drejton JP Srbijašume

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë

The Geopost April 16, 2026
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Ambasada amerikane paralajmëron se Shqipëria mund të jetë cak i grupeve të lidhura me Iranin 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Ambasada amerikane paralajmëron se Shqipëria mund të jetë cak i grupeve të lidhura me Iranin

The Geopost April 2, 2026
NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor 9 min read
  • Ballkan
  • Siguri

NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost March 31, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.