Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik.
Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi.
Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.
Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t’u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase.
Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev.
Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.
Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se “rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike”.
“Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari, Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha ai./REL

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës
Eksperti britanik: Manipulimi i informacionit rus vazhdon të jetë kërcënim për Perëndimin
Raportuesi i PE-së për Serbinë pas ahengut skandaloz në “Informer”: Me njerëz të tillë nuk ka negociata për anëtarësim në BE
Gazeta zvicerane NZZ: Serbia nuk është Jugosllavia dhe Vuçiq nuk është Tito – lojës po i vjen fundi
Britania e Madhe dhe Franca zotohen të dërgojnë trupa në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit me Rusinë
Ponosh: Retorika e Vuçiqit për luftën është vetëm për shkak të vitit zgjedhor