
Presidenti Volodymyr Zelensky duke folur rreth situatës së fundit pas sulmeve ruse në Ukrainë, ka thënë se forcat pushtuese po përpiqen që të marrin centralin bërthamor të Çernobilit.
Zelenski ka shtuar se forcat ukrainase janë të gatshme për të mos lejuar të ndodh tragjedia e 1986-së.
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të zaptojnë centralin bërthamor të Çernobilit. Ushtarët tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986″, tha Zelensky.
Russian occupation forces are trying to seize the #Chornobyl_NPP. Our defenders are giving their lives so that the tragedy of 1986 will not be repeated. Reported this to @SwedishPM. This is a declaration of war against the whole of Europe.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022
Ai ka theksuar se këtë ia ka thënë edhe kryeministres së Suedisë, Magdalena Andersson.
“Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”, thekson ai.
Tashmë mediet ndërkombëtare kanë raportuar për viktima në radhët e ushtrisë dhe civilëve ukrainas.
Ndryshe, Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 7 aeroplanë, 4 helikopterë dhe kanë vrarë mbi 100 separatistë rusë. /The Geopost/