
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan Kharchenko vetëm dy javë pasi u rizgjodh president i Serbisë. Një nga temat kryesore ishte zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse.
Edhe pse gjithnjë e më shumë po bëhen thirrje nga Perëndimi dhe Bashkimi Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj me politikën e tyre, dhe po bëhen gjithnjë e më shumë thirrje që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, kjo nuk ka ndodhur, madje, Vuçiq në takim me Bocan Kharchenko ka vërtetuar qëndrimin e tij të pandryshueshëm sa i përket Rusisë, duke mos lënë anash edhe Kinën.
Pasi Bocan Kharchenko e uroi Vuçiqin për rizgjedhjen e tij, duke e falënderuar për urimet, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën.
Siç është bërë e ditur nga Presidenca e Serbisë, Vuçiq e ka njoftuar Boçan Kharçenkon për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe ka theksuar “vendosmërinë e palëkundur të lidershipit shtetëror të Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon me veprimet e saj”.
Gjithashtu, një nga temat e takimeve të dy liderëve aleatë ishte edhe sfera energjetike, me pritjet se së shpejti do të nisin bisedimet për sasitë, çmimet dhe kushtet e tjera të furnizimit me gaz, që është një nga çështjet më të rëndësishme për Serbinë, për të vazhduar furnizimin me gas me çmime më të ulëta, kjo është arsyeja pse Serbia nuk ka vendosur ende sanksione ndaj Rusisë, si shumica.
Vetëm pak ditë para se Serbia të votonte për përjashtimin e Moskës nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi bisedime me homologun e tij aleat rus, Vladimir Putin, duke lënë vend për dyshime se biseda ishte vendimtare që Serbia të harmonizojë zërin e saj me vendet që janë kundër agresionit rus, për të pasur në një farë mënyre besimin e vendeve anëtare të BE-së dhe Perëndimit, që është në favor të Rusisë, ku mund të ushtrojë ndikimin e saj përmes Serbisë.
Në takimin me Boçan Kharçenkon, tema nuk ishte votimi i Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, ai tha se beson se fitorja e Aleksandër Vuçiqit në zgjedhje në masë të madhe është e kushtëzuar nga qëndrimi i tij për çështjen e zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë.
Më 17 prill, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për TV Pink se shërbimet e huaja nga territori i dy vendeve po marrin pjesë në raportime të rreme për bomba në avionët serbë për në Moskë, dhe sipas tij, njëri ishte vend i Bashkimit Evropian dhe tjetra ishte Ukraina.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat e pabaza të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pjesëmarrjen e Ukrainës në raportimet e rreme për bomba në fluturimet civile drejt Rusisë, të cilat janë kryer nga kompania ajrore serbe, tha sot zëdhënësi i Ministrisë Oleg Nikolenko.
Ai gjithashtu shprehu pakënaqësinë që Serbia ende nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të agresionit të paprovokuar kundër Ukrainës.