Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi, duke pretenduar se “nuk është diktator”.
Vuçiq këto deklarata i bëri të mërkurën në një konferencë për shtyp, pas një takimi me kancelarin austriak, Christian Stoker, kanë shkruar mediat serbe.
“Unë jam një veteran politik, nuk mund të kandidojë më për president”, ka thënë ai.
Por nuk shkoi shumë, kur në mbrëmje të së mërkurës mbëahtetësit e Vuçiqit në Novi Sad të Serbisë qëlluan qytetarët me piroteknikë. Sulmet erdhën nga drejtimi i ambienteve të SNS, siç shihet në disa video të publikuara në rrjete sociale.
Aty u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash.
Protestat në Serbi nisën pas shembjes së një çatie të një stacioni të trenit më 1 nëntor 2024 në Novi Sad.
Përveç në Novi Sad, qytetarët këtë të mërkurë u mblodhën në Beograd, Nish, Kragujevc, Suboticë, Shabac, Leskovc, Sombor, Pançevë dhe Valevë.
Kujtojmë se një ditë më parë, të martën, mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit sulmuan protestuesit me fishekzjarrë, gurë, shishe dhe çelësa. Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe në Baçka Pallankë.
/TheGeopost

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi