Sputnik, një platformë mediatike ruse, e ngriti çështjen duke pretenduar se presidenti i SHBA Joe Biden bëri që një vajzë e vogël të qante gjatë një ngjarjeje tradicionale të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë.
Çfarë shkruhet në portalin telegram kanalin e Sputnikut:
Presidenti amerikan Joe Biden, së bashku me gruan e tij Jill dhe djalin Hunter, pritën fëmijët që dëshironin të merrnin pjesë në “gjetjen e vezëve të Pashkëve” në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.
“Me atë rast presidenti amerikan ka arritur të bëjë të qajë një vajzë të vogël. Nga ana tjetër, mediat britanike raportuan se Biden e ka ngushëlluar vajzën që ka shpërthyer në lot. Kujt i besoni më shumë – mediave apo syve”.

Analiza:
Sputnik bëri me dije se mediat britanike po raportonin të kundërtën, ndërsa në fakt mediat britanike publikuan një tjetër video që tregonte një pamje tjetër. Videoja e publikuar nga mediat britanike si “Daily Mail” tregon qartë se Biden ndërveproi i lumtur me vajzën. Është e rëndësishme të theksohet se “Daily Mail” dhe “Sputnik” publikuan video të ndryshme, ku mediat britanike përcjellin ndërveprimin e vërtetë të Presidentit Biden me vajzën, ndërsa Sputnik interpretoi në mënyrë manipuluese duke publikuar një tjetër video për të njëjtën ngjarje. Kjo shfaqje selektive e informacionit nga Sputnik konfirmon keqinformimin dhe synimet e tyre për të mashtruar publikun./G.Venhari-The Geopost/

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia