Ka vdekur në moshën 71-vjeçare analisti dhe eksperti i njohur amerikan për çështjet ndërkombëtare, Janusz Bugajski.
Kështu ka bërë të ditur Elez Biberaj, ish-drejtor në Zërin e Amerikës.
Në analizat e tij, Janusz Bugajski shpesh kritikonte politikat destabilizuese të Moskës dhe Beogradit, duke bërë thirrje për një qasje më të vendosur të Perëndimit ndaj autokracive.
Ai ishte kontribues i rregullt në The Geopost, ku me analizat e tij sillte një perspektivë të qartë dhe të thellë mbi zhvillimet në rajon, duke pasqyruar diapazonin e tij të gjerë profesional dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike.
Ka qenë autor i një sërë librash dhe analizash mbi politikën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në zhvillimet në Ballkan, NATO dhe marrëdhëniet transatlantike.
Janusz Bugajski u lind më 23 shtator 1954, në Nantwich Cheshire të Anglisë.
Vdekja e tij përbën një humbje të madhe për komunitetin akademik dhe analitik ndërkombëtar, por edhe për të gjithë ata që e vlerësuan për qartësinë, integritetin dhe guximin e tij intelektual.
/The Geopost

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999