Përderisa gjendja epidemiologjike me pandeminë në zonat me shumicë shqiptare të Kosovës është aktualisht e mirë dhe numri i të infektuarve është i ulët, gjendja në vendbanimet me popullatë serbe është shqetësuese. Numri i të infektuarve në vendbanimet me popullatë serbe është shumë herë më i lartë se numri i të infektuarve në viset tjera në Kosovë.
Besohet se fajtori kryesor për këtë gjendje në vendbanimet serbe janë vaksinat. Me ftesë të autoriteteve serbe, serbët nga Kosova shkuan në Serbi për t’u vaksinuar, me vaksinën Sinofarm ose Sputnik V, e cila ishte në dispozicion në Serbi që nga fillimi i vaksinimit.
Për presidentin e Serbisë është e mirëseardhur situata rreth vaksinimit të popullatës serbe në Kosovë. Në mënyrë që sa më shumë serb të vaksinohen në Serbi Vuçiqi ofroi transport falas në të dy drejtimet, si dhe ftesë për dozën e dytë dhe të tretë të vaksinës. Me këtë synoi të tregoi që ai “mendon për popullin e tij”, megjithatë, tani mund të shohim se sa ka pasur vlerë vaksinimi në Serbi marrë për bazë numrin e madh të të infektuarve në vendbanimet serbe në Kosovë. Në javët e kaluara, numri i të infektuarve në ato zona vazhdon të jetë shumë i lartë, dhe gjendja po përkeqësohet nga dita në ditë.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të hënën, më 15 nëntor, janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus. Ndërsa, Instituti i Shëndetësisë Publike të Komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton se atë ditë në bazë të 155 mostrave të testuara, 59 qytetarët kanë rezultuar pozitivë, që është pothuajse një bilanc 40 për qind pozitiv i numrit të mostrave të testuara.
Më 11 nëntor, vetëm në komunitetet serbe, është regjistruar një numër drastik i personave të infektuar me koronavirus, ku nga 154 mostra të testuara, 70 kanë rezultuar pozitiv, që është 45 për qind pozitiv nga numri i përgjithshëm i mostrave të përpunuara. Numri i të infektuarve në zonat ku shumica e popullsisë është shqiptare është shumë herë më i vogël. Bazuar në 1,427 qytetarë të testuar, vetëm gjashtë kanë rezultuar pozitiv atë ditë.
Pra, këto të dhëna tregojnë se në javët e kaluara gjendja me pandeminë në vendbanimet serbe është shumë e rëndë, gjersa gjendje krejt tjetër po paraqitet në pjesët tjera të Kosovës, kryesisht të banuara me shumicë shqiptare.
Kryesisht serbët nga Kosova, edhe pse kishin në dispozicion vaksinat e prodhimit perëndimor, iu shmangën vaksinimin me tipet a tyre që po vaksinohen qytetarët shqiptarë. Në disa raste, autoritetet kosovare iu kanë bërë thirrje popullatës serbe që të kontaktojnë çdo institucion shëndetësor që funksionon nën Republikën e Kosovës nëse kanë nevojë për trajtim mjekësor, vaksinim apo ndonjë shërbim tjetër mjekësor.
Por, nga ana tjetër, presidenti i Serbisë vazhdimisht u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova që të vaksinohen në Serbi.
Bazuar në një sondazh të bërë nga mediat lokale serbe, numri i të vaksinuarve nuk është në nivel të lakmueshëm dhe ata që janë vaksinuar këtë e kanë bërë në Serbi, dhe më së shumti kanë marrë vaksinat Sinofarm dhe Sputnik V.
Situata epidemiologjike në komunat me popullsisë shumicë shqiptare është aktualisht nën kontroll, që mund të thuhet se është si rezultat edhe i vaksinimit. Me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar më shumë se 700 mijë persona, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë dhënë më shumë se një milion e gjysmë doza të vaksinës antivirale.