Ukraina ka kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territori i saj, gjatë bisedimeve të sotme mes Kievit dhe Moskës, që u zhvilluan në kufirin me Bjellorusinë.
Të dyja vendet po planifikojnë një rund të dytë bisedimesh.
Vladimir Medinsky, udhëheqës i delegacionit rus, ka thënë takimi i ri do të jetë në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Ndërsa Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë pas takimit se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.
“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”, tha ai.
Negotiations are difficult. However, without any obligatory ultimatums already. Unfortunately, the Russian side is still extremely biased regarding the destructive processes it launched.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) February 28, 2022
Ndërkohë, ka shenja për sulme të reja në Kiev, pasi sirenat ajrore janë dëgjuar të hënën dhe banorët janë strehuar në ambiente nëntokësore.
Moscow underground. Sometimes the act of resistance doesn’t have to be loud or bold, it just has to be. #Ucrania #Ukraine #Kyiv #Kiev #SlavaUkraini pic.twitter.com/6A90JsnsDH
— The Panda Fama (@ThePandaFama1) February 27, 2022
Sipas BBC-së, përleshjet po afrohen afër zemrës së kryeqytetit ukrainas.
Këto shpërthime vijnë menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve me zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas, takim ky që nuk solli marrëveshje për armëpushim.
This was the explosion that shook our base! #kiev pic.twitter.com/yXOxtxaDqD
— Clive Myrie (@CliveMyrieBBC) February 28, 2022