AP
Rusia njoftoi të hënën “korridore humanitare” të reja për të transportuar ukrainasit e bllokuar nën bombardimet e saj – drejt vetë Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë, një veprim i cili nga Kievi u konsiderua si një marifet imoral.
Njoftimi erdhi pas dy ditësh armëpushimi të dështuara për t’i lënë civilët të ikin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ku qindra mijëra njerëz janë të bllokuar pa ushqim dhe ujë, nën bombardime të pamëshirshme dhe të paaftë për të evakuuar të plagosurit e tyre.
“Korridoret” e reja do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës nga kryeqyteti Kiev dhe qytetet lindore Kharkiv dhe Sumy, si dhe Mariupol, tha ministria e mbrojtjes së Rusisë.
Sipas hartave të publikuara nga agjencia e lajmeve RIA, korridori nga Kievi do të çonte në Bjellorusi, ndërsa civilët nga Kharkiv do të lejoheshin të shkonin vetëm në Rusi. Rusia do të ndërtojë gjithashtu një transport ajror për të marrë ukrainasit nga Kievi në Rusi, tha ministria.
“Përpjekjet e palës ukrainase për të mashtruar Rusinë dhe gjithë botën e qytetëruar… janë të padobishme këtë herë”, tha ministria ruse.
Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e quajti lëvizjen “plotësisht imorale” dhe tha se Rusia po përpiqej “të përdorë vuajtjet e njerëzve për të krijuar një pamje televizive”.
“Ata janë qytetarë të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtën të evakuohen në territorin e Ukrainës”, tha zëdhënësi për Reuters.

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’
Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira
“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit
Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?
Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën?
Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar