Foto credit: FoNet/AP
Rrjeti akademik Slobodan univerzitet (Universiteti i Lirë), në bashkëpunim me disa organizata të tjera, ka krijuar një uebsajt (svedocanstva.labs.rs) me dëshmi mbi brutalitetin policor të cilit, siç theksojnë, studentët dhe qytetarët i janë ekspozuar në Novi Sad natën ndërmjet 5 dhe 6 shtatorit. Prezantimi i këtij hulumtimi dhe instalacioni artistik, i quajtur “Dëshmitë e Brutalitetit Policor”, do të organizohet të enjten, më 30 tetor, në orën 19:00 në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.
“Pas ngjarjeve të 5 shtatorit në Novi Sad, janë mbledhur dëshmi të shumta nga studentët, profesorët dhe qytetarët e ekspozuar ndaj represionit nga anëtarët e Ministrisë së Brendshme (MUP). Rezultatet e këtij hulumtimi, së bashku me një instalacion të përkohshëm artistik që rikonstrukton përvojën kolektive të dhunës dhe rezistencës, do të prezantohen për herë të parë para publikut,” njoftoi Slobodan univerzitet në rrjetet sociale.
Programi i të enjtes do të përfshijë një projeksion video-materialesh, një diskutim me ekipin hulumtues dhe artistik, si dhe një udhëheqje profesionale përmes ekspozitës në vendet e ngjarjes.
“Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe dëshmitarët, si dhe publikun e interesuar, të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të kontribuojnë në kuptimin e pasojave të asaj që ndodhi dhe asaj që duhet të mësojmë nga kjo. Ideja e kësaj baze është që dëshmitë e viktimave të brutalitetit policor të mbeten të regjistruara përgjithmonë dhe kështu të bëhen një nga mënyrat e rebelimit kundër represionit,” thanë nga Slobodan univerzitet.
Pas një proteste paqësore studentore për shkak të shkeljes së autonomisë së universitetit dhe hyrjes së policisë në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik, të mbledhurit u drejtuan për në Fakultetin Filozofik, ku anëtarët e policisë “shpejt aplikuan forma të ndryshme të represionit, si dhuna fizike, përdorimi i mjeteve piroteknike, mjeteve kimike dhe ndalimi kundër vullnetit të qytetarëve.”
“Më 1 tetor, policia zyrtarisht u largua nga ndërtesa e Rektoratit. Qëndrimi i tyre shumëjavor në territorin e Universitetit të Novi Sadit do të mbetet i shkruar në histori si një shembull unik i pushtimit policor të hapësirës akademike,” deklaroi Slobodan univerzitet.
Në mbledhjen e të dhënave morën pjesë, përveç Slobodan univerzitet, edhe përfaqësues të organizatës “Kampus – Zona e Lirisë” (Kampus – Zona slobode). Hulumtimi u realizua edhe me ndihmën e Qendrës për Dekontaminim Kulturor, SHARE Lab dhe Redaksisë Studentore Blokada Info.

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan