Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë do të udhëtojnë sot në Kiev, për të shfaqur mbështetjen “e qartë” për Ukrainën, e cila ndodhet nën pushtimin rus.
Kryeministri çek, Petr Fiala, tha në një postim në Twitter se tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin Denis Shmyhal.
“Qëllim i vizitës është të shprehim mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha Fiala.
“Në të njëjtën kohë, ne do të paraqesim një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar është informuar për këtë vizitë edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, shtoi Fiala.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.
Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit.
Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.

Kallas e BE-së paralajmëron se Moska po përgatit “manualin” e Moldavisë për të ndikuar në zgjedhjet e Armenisë në 2026
BE i jep ultimatum Serbisë: Reforma urgjente, ulje tensionesh dhe zbatim i marrëveshjeve me Kosovën
SHBA: Ballkani i ndjeshëm për shkak të ndikimit rus, Serbia të mbahet përgjegjëse për Banjskën
Beogradi po mbështet vazhdimisht strukturat destabilizuese dhe po refuzon njohjen e realitetit në Kosovë
SHBA-ja nuk jep licencën, Serbia në kaos: Vendimi prorus i Vuçiqit rrezikon 12 mijë punëtorë
Oficerët serbë bojkotojnë ceremoninë e Forcave të Armatosura të BeH për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Kosovës