Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Taksistët serbë në veri vëzhgojnë Policinë

The Geopost February 6, 2024 3 min read
Share the news

Taksistët ilegalë serbë me targa të Beogradit, të cilët po veprojnë në katër komunat veriore, janë duke vëzhguar policinë e Kosovës në çdo aksion dhe pika statika ku qëndrojnë zyrtarët policorë. Tëvë1 ekskluzivisht do të sjell komunikimet e grupeve kriminale që punojnë si taksi, nëpërmjet radio-lidhjeve, dhe grupeve në viber. Policia e Kosovës ka konfirmuar janë duke i përcjell këto grupe, ndërsa kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, thotë se këto kompani së shpejti do të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës, meqë janë të paregjistruara.

Radio-lidhje të tillë posedojnë vetëm Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Por të njëjtat po i përdorin edhe taksistët me tabela të Beogradit të cilët vijnë edhe nga Serbia,

Disa kompani taksie serbe, të cilat veprojnë ilegalisht në veri të vendit, po i shfrytëzojnë këto radio-lidhje dhe grupet në viber për të përcjell çdo lëvizje të Policisë së Kosovës që operojnë në katër komunat veriore por edhe pikat kufitare, Bërnjak e Jarinjë.

Tëvë1 ekskluzivisht mëson se pjesë e vozitësve të këtyre taksive, janë edhe persona të afërt me Millan Radojiciq, të cilin e informojnë Radojiçiqin për çdo lëvizje në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.

Përveç kësaj, ngasës të kompanive taksie nga Beogradi, ka persona që janë të dënuar për vepra penale nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Këto grupe, në detaje tregojnë vendndodhjen e zyrtarëve policor kur vendosen në pikat statike.

Nuk ka më

Pompa e Nishit, tuba të gjatë, po kryejnë kontroll

Varrezat turke, ndalojnë nga drejtimi KM

Ata nuk janë më në lagjen e Boshnjakëve

Patrulla matanë rrugës Pompat Nish – KM

Ata ndalojnë në palestër drejt kodrës

 

     

Se këto veprimtari të kundërligjshme janë duke vepruar, e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ai thotë se kanë pas takim edhe me komunën e Mitrovicës së veriut.

“Ne kemi pas disa takime me komunën, me zyrtarët komunal dhe me grup të taksive, që t’iu bëhet një zgjidhje atyre, paraprakisht të regjistrohen, si biznese pastaj ti kenë vend-parkingjet e tyre gjitha këto të tjerat ka mbetur të definohet ditëve në vijim sa i përket asaj, ka grupe nëpër rrjete sociale, që lajmërojnë për policinë, po nuk është diçka e jashtëzakonshmen, nuk paraqet problem për neve, i dimë ato grupe” , ka thënë Elshani për Tëvë 1.

Sipas kryesuesit të kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, në Mitrovicë të veriut veprojnë rreth 70 taksi ilegal me tabela të Serbisë, sipas tij, brenda 15 ditësh, do të merret vendimi për regjistrimin e këtyre taksive në tabela RKS.

“Qysh po veprojnë komunat e tjera, shumë shpejt do të veprohet edhe në komunat veriore, sepse zbatimi do të vjen pas 15 dite në pjesën veriore ku ata janë të obligueshëm menjëherë me fillu regjistrimin e kerreve, nuk do të parkohen ku dëshirojnë ata, por kemi caktu tri vende ku do ta kenë vendin për parking… grupet kriminale me influencë është punë e policisë, sigurisht do të ndërmarrin hapat konkrete” , thotë ai.

Tëvë1 ka siguruar edhe fotografi të cilat i dërgojnë në grupet e tyre, pikat statike ku qëndrojnë Policia e Kosovës gjatë kontrolleve të veturave./teve1/

Continue Reading

Previous: Hovenier sërish kërkon nga qeveria shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin, Kurti jep sqarime
Next: Informer-i serb në shërbim të dezinformatave ruse: Ukraina në prag të luftës civile

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë

The Geopost August 31, 2026
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin

The Geopost August 29, 2026
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes

The Geopost August 29, 2026
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.