Studentët që bllokuan selinë e televizionit shtetëror (RTS) për të dhjetën ditë i bënë thirrje publikut për t’u bashkuar me ta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, duke thënë se ishin paralajmëruar për një ndërhyrje të mundshme të policisë.
Një telefonatë është publikuar në rrjetet sociale dhe është ndjekur nga shumë njerëz. Një nga drejtuesit e veteranëve që mbrojnë studentët nga provokimet i tha N1 se ata kanë qenë gjithë natën aty dhe nuk ka pasur asnjë shenjë ndërhyrjeje të policisë. Në rrjetet sociale dhe në mesin e gazetarëve spekulohet se paralajmërimi për ndërhyrjen e policisë ishte një provë për të parë se sa kohë do të duhej që studentët që kaluan natën para godinës së RTS-së të fitonin mbështetjen e turmës. Presidenti Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar më parë se autoritetet do të vendosin se kur do të përfundojë protesta.
Protesta ka vijuar e pandërprerë në qetësi mëngjesin e së enjtes me vëzhgues të sigurisë së studentëve që kanë qëndruar në hyrje të selisë së RTS. Televizioni shtetëror vazhdoi programin e tij me lajme të shkurtra të regjistruara paraprakisht, të cilat thanë se bllokada e studentëve ishte e paligjshme.

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi