
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vizitën e tij të parë në Sarajevë të hënën tha se aleanca veri-atlantike ndihet e shqetësuar nga “retorika përçarëse e ndarjes dhe shenjat e “ndërhyrjes malinje të huaj”, përkatësisht nga Rusia.
“Ajo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg në Sarajevë.
Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.
Ndërhyrja e Moskës “kërcënon të minojë stabilitetin dhe të dobësojë reformat,” tha ai.
Që kur u shkatërrua nga një luftë civile tre dekada më parë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Bosnja ka luftuar për të kapërcyer ndarjet etnike. NATO luajti një rol të madh në përfundimin e Luftës së Bosnjës 1992-1995 dhe zbatimin e një plani paqeje të sponsorizuar nga SHBA që ndau vendin midis një entiteti serb — Republika Srpska — dhe federatës boshnjako-kroate të lidhur nga një qeveri e dobët qendrore.
Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bosnjë e Hercegovinës, Christian Schmidt, tha pas takimit me Stoltenbergun se është e nevojshme ndërtimi i besimit në sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë, dhe se kjo është, në mesin e shumë gjërave, përgjegjësi e politikanëve vendorë.
“Po punojmë rreth kësaj dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe NATO-s”, tha Schmidt.
Stoltenbergu e theksoi rëndësinë e përfaqësuesit të lartë për proceset e pajtimit në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se “çfarëdo tentimi për ta minuar pozicionin e tij do ta kthejë mbrapa Bosnjë e Hercegovinën”, duke aluduar te Presidenti nacionalist i Republikës Sërpska i cili kundërshton rolin e përfaqësuesit të lartë.
Stoltenberg mbërriti në Bosnjë të dielën vonë dhe darkoi me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
“Po punojmë rreth kësaj dhe kemi nevojë për mbështetjen e BE-së dhe NATO-s”, tha Schmidt.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pas Bosnjës ka vizituar Kosovën ku ka thënë se aleanca po shqyrton rritjen e përhershme të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, e cila erdhi pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në shtator.
Deklaratë e tij vjen pas sulmit terrorist në Banjksë që e organizoi Milan Radojiçiç, i cili atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Për këtë sulm Kosova ka akuzuar Serbinë që qëndron prapa në organizim, mbështetje e logjistikë.
Për rritjen e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it pas këtij sulmi, Stoltenberg tha se kjo tregon se sa seriozisht e mori aleanca dhunën, tha ai më 20 nëntor në një konferencë të përbashkët për shtyp në Prishtinë me presidenten kosovare Vjosa Osmani.
“Tani po shqyrtojmë nëse duhet të kemi një rritje më të përhershme për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të mos krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë apo në rajon më gjerë”, tha Stoltenberg.
Ai tha se përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit duhet të përballen me drejtësinë dhe këtë mesazh do ta përcjellë gjatë takimeve të planifikuara që do të mbahen më 21 nëntor në Beograd.
“Në shtator ne pamë një shpërthim serioz të dhunës në Kosovën veriore, e cila ngriti shqetësime se një konflikt më i gjerë mund të rikthehej në Ballkanin Perëndimor”, tha ai, duke vënë në dukje dhunën në maj, në të cilën u plagosën 93 trupa të KFOR-it, disa në gjendje të rëndë.
“Sulme të tilla të dhunshme janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë,” tha ai.
Pas ndalesave të planifikuara në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut më 21 nëntor, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me krerët e anëtarëve të NATO-s, Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë më 22 nëntor./The Geopost/