Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Stojkoviq fton serbët në Kosovë të mos e votojnë Listën Serbe

The Geopost August 30, 2025 4 min read
Share the news

 

Politikani opozitar serb, Çeromir Stojkoviq ka bërë një thirrje publike drejtuar serbëve në Kosovë, duke i ftuar ata që në zgjedhjet lokale të planifikuara për 12 tetor, të mos e votojnë Listën Serbe.

Sipas Stojkoviqit, Lista Serbe nuk përfaqëson më interesat e komunitetit serb, por është një vegël e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, e përdorur për të ruajtur kontrollin politik edhe jashtë territorit të Serbisë, raporton KosovaPress.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se duke filluar nga shtatori, do të organizohen protesta të mëdha në Serbi kundër regjimit aktual.

Lista Serbe në mbledhjen e fundit nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje, por tani Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa këtë vendim e ka rikthyer në rishqyrtim. Pas kësaj, dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, janë ankuar në Gjykatën Supreme, e cila dje ka njoftuar se ka refuzuar shqyrtimin e kësaj ankese si të palejuar.

Avokati serb Stojkoviq kërkon që serbët në Kosovë të largohen nga Lista Serbe, në të kundërtën theksoi se do të braktisen nga Serbia.

“Serbët në Kosovë duhet ta dinë se nëse zgjedhin Listën Serbe, ata do të braktisen nga Serbia. Nuk do të kenë lidhje me qeverinë e re dhe politikën e ardhshme të Serbisë. Nëse votojnë për të, ata zgjedhin kriminelë, të korruptuar, kukulla të Vuçiqit, dhe ne në Beograd nuk do të tolerojmë këtë. Nëse vendosin të rrinë me kriminelë, atëherë janë të njëjtë si ata. Mesazhi im për ta është: largohuni nga Lista Serbe, lërini të fundosen bashkë me Vuçiqin dhe zgjidhni njerëz normal që duan marrëdhënie normale me Kosovën dhe Beogradin”, theksoi Stojkoviq.

Politikani serb, Çedomir Stojkoviq thekson se regjimi aktual serb nën udhëheqjen e presidentit, Aleksandër Vuçiq po mundohet ta rikthej kontrollin mbi shtetin dhe qytetarët.

Nga muaji shtator, Stojkoviq paralajmëroi protesta të mëdha kundër regjimit serb.

Në një intervistë për KosovaPress, politikani serb theksoi se duke parë forcën e madhe të popullit kundër Vuçiq, gjithçka brenda partisë në pushtet po shembet.

Avokati serb tha se tani nuk ka mbështetje për Vuçiqin nga populli, por vetëm nga huliganët, kriminelët dhe terroristët.

“Nëse shohim Andrei Vuçiqin në rrugë, kjo do të thotë se regjimi është në telashe të mëdha. Tani ai ka dërguar figurat më të njohura të regjimit në rrugë për të mbajtur disiplina tek besnikët e tij, sepse që nga fillimi, Vuçiqi ka sunduar me forcë dhe shantazh. Kështu ai arriti të mbledhë mijëra anëtarë të partisë së tij, sepse njerëzit ishin të frikësuar, nën presion dhe të shantazhuar. Në momentin kur dikush tjetër tregon forcë më të madhe, sistemi i Vuçiqit bie në kolaps. Tani, të gjithë ata që u detyruan të ishin pjesë e partisë së tij, po shohin forcën më të madhe popullin e Serbisë  dhe për këtë arsye gjithçka brenda partisë në pushtet po shembet. Në këtë situatë, Vuçiqi dërgon njerëzit e tij më të rëndësishëm, si vëllai i tij, që në fakt është zëvendësi i tij de facto, për të rikthyer disiplinën mes besnikëve. Por tani askush nuk do të jetë pjesë e partisë në pushtet, askush nuk do t’i mbështesë, askush nuk do të dalë në rrugë për t’u luftuar për ta. Në vend të kësaj, Vuçiqi është i detyruar të paguajë huliganë, kriminelë dhe madje disa terroristë për të dhënë përshtypjen se ka mbështetje. Nuk ka mbështetje për Vuçiqin  ka vetëm huliganë, kriminelë dhe terroristë të paguar”, theksoi ai.

Politikani serb, Çedomir Stojkoviq e quan gënjeshtarë presidentin serb, Aleksanëdr Vuçiq. Sipas tij, Vuçiq synon të qetësojë popullin duke thënë  “për një vit do të largohem nga pushteti”, por siç u shpreh ai kjo është gënjeshtër.

Politikani serb thekson se perëndimit është i përfshirë në protestat në Serbi. Ai thekson se populli serbë duan të jetojnë si në shtetet perëndimore dhe jo sipas mënyrës së Vuçiqit.

Sipas Stojkoviq, presidenti serb karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi nacionalizmin dhe nxitjen e përçarjeve ndëretnike.

Ai potencon që Vuçiq duke qenë në panik nga humbja e pushtetit, po përpiqet të zhvendosë vëmendjen publike duke krijuar tensione.

Stojanoviq tha se edhe arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së, Stojkoviq e paraqiti atë nëpër media sikur diçka e rrezikshme po ndodh, për t’i thënë popullit serb “mos luftoni kundër meje, por kundër shqiptarëve, ata janë të rreziku i vërtetë”.

Intervista e plotë në sistemin me parapagim.

/Kosovapress/

Continue Reading

Previous: NATO: Të gjithë aleatët do të arrijnë objektivin prej 2% të shpenzimeve për mbrojtjen këtë vit
Next: Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës, lë mijëra banorë pa rrymë

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.