Për të nëntën ditë më radhë grupe të armatosura serbe dhe ruse vazhdojnë të jenë prezentë në veri të Kosovës.
Në një video të publikuara nga mediumi boshnjak Istraga, vërehen disa persona të armatosur me automatikë.
Ajo se cfarë bie në sy në këto pamje është edhe simboli i të ashtuquajturës Qendra Humanitare Ruso-Serbe (SRHC) që gjendet në Nish të Serbisë, shkruan The Geopost.
“Në barrikadat në veri të Kosovës ka persona të armatosur me automatikë. Në videon që posedon Istraga mund të shihni edhe pako me simbolin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe nga Nishi”, thuhet në përshkrimin e videos.
Na barikadama na sjeveru Kosova nalaze se osobe naoružane automatskim oružjem. Na snimku koji je u posjedu @IstragaB mogu se vidjeti i paketi sa oznakama Rusko-srpskog humanitarnog centra iz Niša pic.twitter.com/UBVUtgikcN
— Istraga.ba (@IstragaB) December 18, 2022
Drejtuesi i grupit ekstremist rus “Ujqërit e Natës”, Aleksandr Zaldostanov me anë të një postimi në Telegram konfirmon se disa anëtarë gjenden në barrikada në veri të Kosovës.
Ky grup ka zhvilluar lidhje të forta me Putinin, i cili shpesh në media i përshkruajnë si “miq”. Ky grup ekstremist janë pjesëmarrës të rregullt në marshimet nacionaliste, të financuara nga Kremlini dhe thellësisht të përfshirë në strukturën e Kishës Ortodokse Ruse.
Këta janë të njohur për mbështetjen e tyre për serbët nga Kosova, por edhe për “punën e tyre humanitare” dhe mbështetjen për “Vëllezërit Ortodoks”.
E ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruso-Serbe, e cila u themelua në vitin 2012, e që thuhet se ka për qëllim intervenimet në rast të fatkeqësive dhe emergjencave natyrore, qysh në fillim është përcjellë me polemika dhe akuza lidhur me synimin e vërtetë të kësaj, ku për funksion ka spiunazhin.
Në vitin 2017, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, i ngarkuar me Evropën dhe Euroazinë, Brian Hoyt Yee kishte shprehur shqetësimin se SRHC mund të shndërrohet në një “spiun” dhe se Serbia, nëse i jepet statusi diplomatik, mund të humbasë kontrollin mbi një pjesë të territorin e saj.
SRHC-ja u krijua në prill të vitit 2012 në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Rusisë, e nënshkruar në Nish nga ministri i atëhershëm i Brendshëm, Ivica Daçiq dhe ministri rus i Situatave Emergjente, Sergei Shoigu.
Sipas dispozitave, marrëveshja zgjatet automatikisht për pesë vjet, përveç nëse njëra palë, gjegjësisht Qeveria e Rusisë ose e Serbisë, nuk e njofton tjetrën për qëllimin e saj për ta ndërprerë, së paku gjashtë muaj para skadimit të afatit të vlefshëm. /The Geopost/