Arsenal armësh, municion, eksploziv, emblema, pajisje ushtarake, të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante që ndërlidhen me akte kriminale, janë konfiskuar në Zubin Potok gjatë hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me sulmin terrorist në kanalin e ujësjellësit në rrjedhën e Ibër-Lepencit.

Në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka thënë se sulmi i mbrëmshëm ishte ndër më kritikët që pas përfundimit të luftës.
“Janë sulme të cilat dirigjohen nga Serbia. Sulmi më kritik, më i rëndë pas përfundimit të luftës. Ne për këtë mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar. Ky sulm terrorist është i mirë organizuar i organizuar nga grupe apo organizata që janë profesioniste, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi ndj shteit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.
Pas hetimeve intensive, sot në dhjetë lokacione në veri janë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale e terroriste.

/The Geopost

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi