epa12441975 Serbian President Aleksandar Vucic attending a press conference in Belgrade, Serbia, 09 October 2025. U.S. sanctions targeting the Gazprom Neft-owned Naftna Industrija Srbije (NIS) have cut off the nation's primary crude oil supply, threatening to halt its only refinery and sparking fears of an energy crisis. EPA/ANDREJ CUKIC
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë dhënë sinajl nëse do t’i japin licencë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), ndonëse një vendim i kundërt mund të lërë mijëra punonjës pa punë, nëse shteti serb nuk e merr nën kontroll kompaninë urgjentisht.
Pavarësisht situatës alarmante, dhe rritjes së pandalshme të çmimeve të karburanteve dhe produkteve tjera, presidenti Aleksandar Vuçiq u ka dhënë rusëve 50 ditë kohë për të shitur pjesën e tyre në NIS.
Serbia do të duhet të paguajë të paktën 1.4 miliardë euro për pjesën ruse, një barrë e rëndë financiare.
Por problemi kryesor është se NIS dhe shtatë kompanitë e saj kanë mbi 12,600 punonjës të cilët tashmë janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre.
Ekonomisti Vladimir Vasiq paralajmëron për Nova.rs se punonjësit e NIS mund të mbeten pa të ardhura shumë shpejt, nëse shteti nuk e merr kompaninë nën administrim dhe nuk e stabilizon operimin.
“Në këtë situatë, mund të sigurohen nga një deri në tre paga për periudhën afatshkurtër, por është shumë e vështirë të qetësohen njerëzit. Në fund të fundit, ata duhet të jetojnë me diçka”, thotë Vasiq.
Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që shteti i Serbisë të bëhet pronari kryesor i NIS.
“NIS është zemra e sistemit energjetik të Serbisë. Fitimet për fuçi variojnë nga pesë deri në 15 dollarë, dhe përpunohen rreth 30 milionë fuçi në vit. Vetëm nga përpunimi, në skenarin më të keq, janë rreth 150 milionë dollarë fitime. Në vitet e fundit, NIS ka raportuar fitime prej 200 deri në 800 milionë euro, ndërsa të ardhurat vjetore arrinin 3.5 miliardë euro. Kjo kompani paguan rreth dy miliardë euro në buxhetin e Serbisë – duke ndikuar drejtpërdrejt në gjithë ekonominë”, thekson ai.
Redaktori ekonomik i Radar-it, Milan Çulibrk, shprehet se fondet për pagat e punëtorëve mund të sigurohen për muajt dhjetor dhe janar, por situata mbetet e paqartë për pjesën tjetër të vitit.
“Punëtorëve u është premtuar se pagat do të vazhdojnë, por të ardhurat e kompanisë po shterojnë. Nuk është e qartë pse duhet të pritej edhe 50 ditë. Punëtorët nuk mund t’i referohen ligjeve kur vetë procesi i menaxhimit të SHIK-ut (GPN – Gazprom Neft) aktualisht nuk është i ligjshëm. Në shkurt, diçka duhet të zgjidhet”, thotë Çulibrk.
Ai kujton se NIS ka rreth dy milionë aksionarë të vegjël, të cilët janë harruar plotësisht në debat.
“Nuk besoj se do të ketë shkurtime masive, sepse edhe nëse shteti e merr kompaninë, sërish i duhen punëtorët. Nuk do të sjellin mijëra njerëz partiakë dhe ta shkatërrojnë kompaninë siç ndodhi me EPS-in”, shton ai.
Punonjësit e NIS-it konfirmojnë se në kompani po mbizotëron pasiguri e madhe.
“Ka panik tek njerëzit, por të gjithë shpresojnë se diçka do të zgjidhet”, thotë një punonjës për Nova.rs.
Sipas faqes zyrtare të kompanisë, NIS ka mbi 13,000 punonjës, por të dhënat nga APR tregojnë se vetëm kompania bazë ka 5,161 punëtorë.
Filialet, veçanërisht Petrohemija, punësojnë mbi 1,200 të tjerë, duke e bërë rrjetin e kompanisë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Serbi./TheGeoPost.

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi