Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

ShBA i kërkon llogari Serbisë për sulmin në Banjskë, Lista Serbe me propagandë se Kurti është fajtor

The Geopost February 13, 2024 2 min read
Share the news

Nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Miloviq ka vazhduar narrativën ruso-serbe që u bë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për “ndalimin e dinarit serb në Kosovë”, duke thënë se gjoja në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i vetmi që u mbajt përgjegjës për situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, shkruan The Geopost.

Në protestën që u mbajt të hënën në veri të Mitrovicës, e thirrur fillimisht nga pensionistët serbë për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili e njeh euron si të vetmen valutë në Kosovë, Milenoviq  duke thënë se “në takimin e Këshillit të Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara, 13 prej shteteve anëtare nga 15 sa janë gjithsej, janë pajtuar që ai që krijon  probleme e që shkakton telashe është Albin Kurti”, nuk përmendi fare deklaratat e përfaqësueses amerikane, e cila e mbajti Serbinë përgjegjëse për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Ky është rasti të themi që nuk pajtohemi me vendimet e Albin Kutit, vendime këto që vetëm sa e  përkeqësojnë këtë situatë në veri. Dhe, në takimin e Këshillit të Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara, është thënë, 13 prej tyre nga 15 (prej shteteve anëtare) janë pajtuar që ai që krijon  probleme e që shkakton telashe është Albin Kurti”, tha ajo.

Ai   vazhdoi propagandën e ruso-serbe duke thënë se gjoja serbët po “luftojnë për mbijetesë”.

“Ne jemi vëllezër dhe motra, të përcaktuar për paqe, po luftojmë për mbijetesë, duam që fëmijët tanë, si të gjithë fëmijët në botë të mund të shkollohen, të merren me sport, të kemi përmbajtje kulturore dhe jeni dëshmitarë se që 25 vjet, nuk kemi asgjë nga kjo, duhet pavarësisht nga të gjitha të këmbëngulim ashtu si u tha këtu, ne jemi në tokën tonë, asgjë te askujt nuk kemi marrë dhe në të gjitha ato provokime duhet të përgjigjemi siç tha Vladika Teodosije, me qetësi dhe krenari. Kjo është ajo që thonë: erdhi deri te fundi por sinqerisht shpresoj, që ka drejtësi edhe për ne serbët dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë njëherë mjaft shkatërrimit ndaj serbëve që jetojnë  ne Kosovë”, pretendoi ai.

Kujtojmë se ishte përfaqësuesja e ShBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield, e cila të enjten deklaroi se vendi i saj mbetet i përkushtuar për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia duhet të jep llogari për autorët e sulmit terrorist në Banjska, teksa kërkoi shtyrjen e vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për “dekada konfrontimi” me Rusinë
Next: Firma nga Kina dhe Serbia po e ndihmojnë Rusinë ushtarakisht për luftën në Ukrainë, BE-ja propozon kufizime

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë? 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?

The Geopost June 17, 2026
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia

The Geopost June 17, 2026
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan

The Geopost May 22, 2026
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit? 3 min read
  • Lajme

Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?

The Geopost May 4, 2026
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.