Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer ka reaguar ndaj kryeministres serbe Ana Brnabiq.
Serwer me anë të një shkrimi në Twiiter ka thënë se një kryeministër i Serbisë, duke përdorur njerëzit e saj, nuk ka të drejt të rrezikoj sigurinë publike të një shteti fqinj, duke iu referuar Kosovës.
“Askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve në Kosovë për të protestuar në mënyrë paqësore, por nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike. Dhe nuk ka të drejtë si kryeministër i Serbisë të përdorë njerëzit për të destabilizuar një shtet fqinj”, thekson Serwer.
Dear @anabrnabic: no one doubts the right of Serbs in Kosovo to protest peacefully, but there is no right to block roads, attack police, and imperil public safety. And there is no right as PM of Serbia to use people on your state's payroll to destabilize a neighboring state. https://t.co/EwoMnjhNk2
— peacefare.net (@DanielSerwer) December 25, 2022
Po ashtu, diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ia ka bërë me dije Brnabiqit se nxitja e dhunës ndaj Kosovës, do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim. /The Geopost/