Historiani i njohur Oliver Schmitt, në një intervistë për KOHË-n ka thënë se humbja e Rusisë në Ukrainë do ta ndryshojë situatën në Ballkan.
“Humbja e qartë e Rusisë në Ukrainë qartësisht do ta ndryshojë situatën në Ballkan. Kjo, sepse aleati më i ngushtë i Rusisë në rajon, Serbia, do të humbë me Rusinë”, ka thënë Schmitt.
Ai beson se me dobësimin e Rusisë, i cili po vihet re çdo ditë e më shumë për shkak të luftës që ata filluan në Ukrainë, vendeve të Ballkanit do t’u çelet rruga drejt integrimit evropian.
“Të dyja, Rusia me Ukrainën dhe Serbia në Ballkan, duhet të humbin. Kjo duhet të hapë rrugën për një stabilizim të rajonit dhe integrim të shpejt evropian”, tha historiani zviceran.
Schmitt është shprehur se ka një ngjashmëri në mes të marrëdhënieve që kanë Rusia me Ukrainën me ato që kanë Serbia me Kosovën.
Kjo sepse, sipas tij, Serbia tenton të ketë të njejtin diskurs ndaj Kosovës, me atë që Rusia ka ndaj Ukrainës.
“Kjo, sepse unë mendoj që marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të krahasohen me marrëdhëniet Ukrainë-Rusi, sa i përket strategjisë së Serbisë, diskursit kombëtarist të Serbisë, rëndësisë së sistemit ushtarak të shërbimeve sekrete në organizimin e shtetit”
Ndër të tjera, Schmitt ka thënë se sheh se tani sheh një mundësi që procesi i integrimit evropian të shpejtohet, sidomos për Kosovën.
“Lufta kundër Ukrainës mund ta ndryshojë pak situatën në Ballkan. Tani kemi një linjë ndarëse, me vendet si Serbia me tendenca proruse dhe të tjerët. Flitet gjithmonë për Ballkanin Perëndimor, për mua nuk është një kategori interpretimi, sepse është një grup i përfshirë, është shteti agresor i viteve ’80, ’90, dhe shtetet e tjera që kanë qenë janë viktima të një politike agresive të Beogradit. Tani varet edhe nga iniciativa që mund të marrin udhëheqësit politikë këtu në rajon. Sepse unë e shoh edhe një mundësi për të shpejtuar integrimin evropian, sidomos në rastin e Kosovës. Kosova ka trupat amerikane këtu dhe NATO duhet të shtrojë pyetjen, kush është aleati i vërtetë? Në rastin e Bullgarisë nuk është e qartë, në rastin e Kosovës është shumë e qartë”, është shprehur ai për KOHË-n. /The Geopost/