Më 5 tetor të vitit 2000, ra nga pushteti Slobodan Millosheviq – presidenti i Serbisë për gati dy dekada, i njohur si shkaktari i katër luftrave në Ballkan, që lanë pas vetes mbi 200 mijë viktima. Vetëm në Kosovë, mbi 13 mijë njerëz u vranë, më shumë se 10 mijë prej tyre civilë, shumica shqiptarë.
25 vjet pas, politikani austriak, njëhërësh anëtar i Parlamentit Evropian nga Austria, Andreas Schieder thotë se Serbia ballafaqohet me luftën për demokraci.
“Më 5 tetor 2000, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për t’u ngritur në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit – duke shkruar histori. Aleksandar Vuçiq, atëherë ministër i informacionit i Millosheviqit, sot është president i Serbisë dhe simbolizon represionin, korrupsionin, kontrollin e mediave dhe dhunën policore”, kujton ai në rrjetin social X.
Ai ka apeluar Bashkimin Evropian që të qëndrojë përkrah studentëve dhe qytetarëve që po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Protestat në Serbi nisën pas shembjes së një tende në një stacion të trenit në Novi Sad që la të vdekur 15 persona.
“Lufta për demokraci, liri të mediave dhe sundim të ligjit nuk ka përfunduar.
Sërish, njerëz të guximshëm po e ngrejnë zërin për t’u çliruar nga shtypja e një sistemi autokratik dhe për të fituar një të ardhme më të mirë, pa frikë, dhunë e korrupsion. Evropa nuk duhet të heshtë – me masa konkrete duhet të qëndrojë qartë përkrah atyre që po luftojnë për një Serbi të lirë dhe demokratike.”/The Geopost/

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan