Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia zgjat paraburgimin e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva

The Geopost April 2, 2024 2 min read
Share the news

Një gjykatë në Rusi më 1 prill ia ka zgjatur paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, deri më 5 qershor, raporton Shërbimi Tatar-Bashkir i RFE/RL.

Gjykata e Qarkut Sovetsky të Kazanit refuzoi gjithashtu një kërkesë nga avokatët e Kurmashevës për të kthyer paraburgimin në arrest shtëpiak.

Para seancës gjyqësore, Kurmasheva u tha gazetarëve se “nuk ndihej shumë mirë fizikisht” dhe se kushtet e saj të jetesës në paraburgim ishin “shumë të këqija”.

Kurmasheva tha se mori kujdes “minimal” mjekësor dhe se kushtet në qelinë e saj ishin primitive, me një vrimë në dysheme që shërbente si tualet.

Sipas mediave ruse, duke përfshirë të përditshmen Kommersant, konsulli i përgjithshëm amerikan Stuart Wilson ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë seancës.

Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan në tetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për dështimin e regjistrimit si agjent i huaj sipas një ligji penal rus që synon gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerë. Ajo akuzohet gjithashtu për përhapje të rreme për ushtrinë ruse. Nëse shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 10 vjet burg.

Radio Evropa e Lirë dhe qeveria e SHBA-së i përshkruajnë akuzat si hakmarrje për punën e saj si gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë. Ajo kishte udhëtuar në Rusi për të vizituar dhe për t’u kujdesur për nënën e saj të moshuar dhe fillimisht u arrestua ndërsa priste fluturimin e kthimit në aeroportin e Kazanit më 2 qershor, ku iu konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse.

Shumë kritikë dhe grupe të të drejtave të njeriut besojnë se Kremlini po përdor të ashtuquajturin ligj për agjentët e huaj për të goditur të gjitha llojet e disidentëve.

Moska akuzohet gjithashtu për arrestimin e amerikanëve për t’i përdorur ata si mjet pazaresh për rusët e burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, 23 vende e nominuan Kurmashevën për Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit të UNESCO/Guillermo Cano 2024.

I krijuar në vitin 1997, çmimi i jepet çdo vit një individi ose grupi individësh që japin një kontribut “të shquar” në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit në të gjithë botën, pavarësisht se përballen me “rrezikun dhe persekutimin”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vëzhguesit e BE nuk shohin ‘lëvizje të pazakonta’ nga trupat armene pas pretendimit të Azerbaixhanit
Next: Smith: Rusia po i përdorë metodat klasike për destabilizim në Ballkan

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik 2 min read
  • Lajme

Vuçiqi paralajmëron “kupolën mbrojtëse” dhe forcimin e ushtrisë për marketing politik

The Geopost November 14, 2025
Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën 5 min read
  • Lajme

Rritet presioni politik ndaj Belgjikës për të mbështetur kredinë e dëmshpërblimeve për Ukrainën

The Geopost November 14, 2025
Serbia nuk u harmonizua me sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë 3 min read
  • Lajme

Serbia nuk u harmonizua me sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

The Geopost November 14, 2025
Sulmet e Rusisë janë intensifikuar – Ukraina po lufton për të mbijetuar edhe një dimër 10 min read
  • Lajme

Sulmet e Rusisë janë intensifikuar – Ukraina po lufton për të mbijetuar edhe një dimër

The Geopost November 14, 2025
Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit 7 min read
  • Lajme

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

The Geopost November 14, 2025
Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës 7 min read
  • Lajme

Spastrimet ushtarake të Xi-së tregojnë pasiguri për forcat bërthamore të Kinës

The Geopost November 13, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.