Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Rrëfime nga Ukraina” në Tetovë: Çlirimi i Ukrainës është kusht për sigurinë e Evropës

The Geopost September 20, 2023 2 min read
Share the news

Ukraina është e gatshme të luftojë për çdo centimetër të saj, deri në çlirimin përfundimtar. Këtë të martën e thanë një delegacion zyrtarësh, aktivistësh dhe intelektualësh nga Ukraina, në një debat të organizuar me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tetovës, raporton The Geopost.

Politologu nga Ukraina dhe autori i librit “Si funksionon propaganda e Putinit”, Mikola Davidyuk, tha se që nga viti 2016, që kur është botuar ky libër, në mënyrë shumë agresive është rritur edhe më shumë propaganda ruse.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe shumë politikanë dhe gazetarë kanë qenë vegla të cilët kanë tentuar të vjedhin dhe të shkatërrojnë gjithçka që Ukraina ka ndërtuar që nga pavarësia e saj. D

avidyuk shtoi se sot, Ukraina, në mënyrë të dëshpëruar tenton të krijojë bashkimin e botës demokratike kundër agresionit Rus. “Çlirimi i çdo cepi të territorit të Ukrainës është kusht për sigurinë e Evropës”, shtoi ai.

Në këtë tribunë, Davidyuk shfaqi edhe disa video-incizime të shkatërrimeve që ka lënë pas vete ushtria ruse, përfshirë banesa, shtëpi, shkolla, institucione, objekte afariste dhe infrastrukturë.

Tetjana Sçerbak, zëvendës guvernatore e Rajonit të Kievit, tha se Ukraina është e vendosur të luftojë deri në çlirimin e centimetrit të fundit të territorit të saj, pa marrë parasysh çmimin që do ta paguaj. Ajo e falënderoi audiencën e përbërë nga studentë dhe pedagogë të UT-së, si dhe nga aktivistë e gazetarë, për përkrahjen që i jep bota demokratike luftës në Ukrainë.

Ndërsa Nenad Çanak, politikan dhe aktivist për paqe dhe demokraci nga Serbia, tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të shpjegohet me një fjali: një ideologji totalitare dhe perandorake sulmoi një vend që po përpiqet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s.

Në cilësi të nikoqirit, Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se sot Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Institutin për Bashkëpunim Rajonal BIRC po e organizon këtë tribunë kushtuar luftës në Ukrainë ku “po cenohen vlerat themelore të demokracisë, liritë dhe të drejtat themelore të një populli”.

“Ju e dini se agresioni që zhvillohet ndaj kësaj popullate, sigurisht që do vëmendje të veçantë, dhe në këtë rast do të trajtohen nga studiues dhe ekspertë të ndryshëm. Andaj është edhe interes i përgjithshëm që institucionet e shkollimit të lartë të trajtojnë tema të cilët kanë të bëjnë me cenimin e vlerave demokratike në tërësi”, tha Zejneli.

Tribuna e titulluar “Rrëfime nga Ukraina” u organizua nga Instituti për Bashkëpunim Rajonal BIRC  dhe Universiteti i Tetovës (UT)./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiqi s’e jep Vulinin, BIA mbetet në duart e të sanksionuarit nga SHBA-ja
Next: Memorialët dhe grafitët serbë për Kosovën – rritje e agresionit të luftës hibride

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE 3 min read
  • Lajme

Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE

The Geopost October 30, 2026
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi 5 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi

The Geopost October 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.