Konfuzion është ndjerë në të gjithë Moskën këtë mëngjes. Në Arbatin e Vjetër, një nga rrugët më të ngarkuara të këmbësorëve të Moskës, shumë u shprehën të tronditur që Rusia kishte nisur një sulm në shkallë të plotë ndaj Ukrainës.
Sheshi i Kuq është relativisht i zbrazët këtë mëngjes me vetëm turistët e rastësishëm vendas që bëjnë foto, raporton Pjotr Sauer në Moskë.
Ekziston një prani e dukshme e policisë, e cila ka të ngjarë të parandalojë çdo demonstratë që do të jetë e pashmangshme së shpejti, duke pasur parasysh refuzimin masiv nga popullsia ruse ndaj qëndrimit aktual të luftës të shkaktuar nga Kremlini.
“Nuk mendoja se Putini do të ishte i gatshëm të shkonte deri në fund. Si mund ta bombardojmë Ukrainën? Ne kemi mosmarrëveshjet tona, por kjo nuk është një mënyrë për t’i zgjidhur ato”, tha Ksenia Fadeeva.
“Jam i turpëruar për vendin tim. Të jem i sinqertë me ju, jam pa fjalë. Lufta është gjithmonë e frikshme. Ne nuk e duam këtë”, tha Nikita Golubev.
“Nuk mund ta besoja lajmin që lexova këtë mëngjes. Një luftë me Ukrainën? Cfare po bëjmë? Ndihem e pafuqishme”, tha Tatyana, e cila kërkoi që mbiemri i saj të mos publikohej.
Qendra Kulturore e Ukrainës në qendër të Moskës tha se ishte mbyllur sot për shkak të pushtimit. Administratori ukrainas, i cili nuk donte të jepte emrin e tij, tha: “Ne po bombardohemi ndërsa flasim. Sigurisht që jemi mbyllur! Jezus, çfarë po ndodh?”/The Guardian/