Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin, kryeqytetin e Ukrainës.
Ky informacion është konfirmuar në llogarinë zyrtare në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.
“Dritan Abazoviç do të nisë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, me synimin për të dërguar mesazh të fuqishëm dhe të unifikuar mbështetjeje nga Ballkani Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.