Photo credit: freepik
Rusia paraqet kërcënim serioz për interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ndërsa presidenti rus Vladimir Putin synon të formojë një bosht me Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut për të përmbysur rendin ndërkokmbëtar të udhëhequr nga Amerika. Kështu thuhet në një raport për Rusinë të Institutit McCain.
Aty vihet në theks se “pavarësisht rezultatit të luftës në Ukrainë, Rusia do të mbetet një kundërshtare e madhe e Shteteve të Bashkuara.”
Raporti në fjalë thotë po ashtu se paqja në Evropë dhe parandalimi i agresionit të armatosur rus mbeten interesat kryesore.
“Rusia dhe Kina po punojnë së bashku për të shkatërruar rendin e udhëhequr nga SHBA-të, dhe Kina ka mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë. Rreth 80% e amerikanëve e perceptojnë Rusinë si një kundërshtar, 85% e shohin Rusinë në mënyrë të pafavorshme dhe 86% janë të shqetësuar për bashkëpunimin e saj me kundërshtarët e SHBA-së në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut. Parandalimi i fitores së Putinit në Ukrainë do të forcojë pozicionin e Uashingtonit kundër këtij boshti agresori. Rusia e Putinit do të mbetet një kundërshtare e Shteteve të Bashkuara pas çdo zgjidhjeje të konfliktit”, thuhet po aty.
Përtej Ukrainës, Putini do të ruajë si aftësinë ashtu edhe qëllimin për të kërcënuar aleatët amerikanë të NATO-s si me pushtim ushtarak ashtu edhe me luftë hibride.
Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të udhëheqin NATO-n.
“’Udhëheqja nga prapa’ nuk prodhon siguri për popullin amerikan, por përkundrazi të kundërtën e saj. Ashtu si Evropa u përpoq të ofrojë më shumë ndihmë totale për Ukrainën e kohës së luftës sesa Shtetet e Bashkuara, ashtu duhet të bëjë edhe Evropa për të mbrojtur paqen e pasluftës. Por evropianët nuk kanë aftësinë ta bëjnë këtë vetë pa udhëheqjen dhe praninë e vazhdueshme amerikane. Dy luftëra botërore që filluan pasi Shtetet e Bashkuara u shkëputën nga Evropa demonstrojnë rrezikun për sigurinë amerikane nëse kjo do të ndodhte përsëri. Të lejosh Putinin të gëlltisë Ukrainën do të rriste shanset e një lufte më të madhe evropiane që do të tërhiqte forcat amerikane. Largimi nga Ukraina vetëm sa do të përshpejtonte një konflikt më të madh që kërcënonte interesat jetësore amerikane. Paqja përmes forcës kërkon një aleancë të fortë të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja”, thotë raporti, transmeton
/The Geopost.

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë