Presidenti i SHBA Joe Biden “mirëpriti mundësinë për të folur sinqerisht dhe drejtpërdrejt” me homologun e tij kinez, Xi Jinping, rreth çështjeve që përfshijnë të drejtat e njeriut, konkurrencën ekonomike dhe interesin e shtuar të Kinës në Tajvan, tha Shtëpia e Bardhë të martën herët. Ishte takimi i parë virtual mes dy liderëve, kokë më kokë, që kur Biden mori detyrën.
“Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë interesat dhe vlerat e tyre dhe, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, do të sigurojnë rregullat e rrugës për shekullin e 21-të që të çojnë përpara një sistem ndërkombëtar që është i lirë, i hapur dhe i drejtë. ”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të lëshuar, pas përfundimit të takimit të tyre virtual më se tre orësh. “Ai theksoi prioritetin që i jep investimeve me ndikim të gjerë në vend, ndërkohë që ne jemi të lidhur me aleatët dhe partnerët jashtë vendit për të përballuar sfidat e kohës sonë.”
Biden e nisi takimin maratonë me një përshëndetje miqësore përpara se të kalonte shpejt në një reflektim të matur mbi sfidat që ndajnë dy kombet.
“Më duket se përgjegjësia jonë si udhëheqës të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është të sigurojmë që konkurrenca midis vendeve tona të mos kalojë në konflikt”, tha Biden të hënën ndërsa të dy udhëheqësit folën në një video-telefonatë mes Uashingtonit dhe Pekinit. “Me qëllim apo pa qëllim – thjesht konkurrencë e pastër dhe e drejtpërdrejtë.”
Xi gjithashtu vuri nw pah shumë çështje midis dy fuqive të mëdha dhe, siç pritej, mbrojti sovranitetin e kombit të tij kundër asaj që Pekini e ka perceptuar prej kohësh si gjykim dhe presion amerikan dhe ndërkombëtar.
“Secili nga ne duhet t’i drejtojmë mirë punët tona të brendshme dhe, në të njëjtën kohë, të marrim pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara kauzën fisnike të paqes dhe zhvillimit botëror,” tha Xi. “Kjo është një dëshirë e përbashkët e njerëzve të dy vendeve tona dhe në mbarë botën.”