Politikani serb Ilija Zhivotiq me anë të një reagimi ka kujtuar kohën kur Rusia e trajtonte Kosovën dhe Ballkanin ndryshe nga sot.
Zhivotiq, i cili është deputet në Kuvendin e Serbisë nga partia që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq, thotë se Ushtria ruse u largua nga Kosova ngase s’kishte interes të qëndronte në Ballkan.
Po ashtu, ai thekson se në vitin 2005 ishte hapur Ambasada ruse në Prishtinë nga Sergei Lavrov.
“Në vitin 2003, Ushtria ruse largohet nga Kosova për shkak se Federata Ruse nuk ka më interes të jetë e pranishme ushtarakisht në Ballkan, ndodh pogromi i marsit të 2004-së, kurse në vitin 2005, Sergei Lavrov hap Ambasadën në Prishtinë”, përfundon ai.
2003 Ruska vojska napušta KiM jer RF više nema interesa da bude vojno prisutna na Balkanu.
2004 Martovski pogrom.
2005 Lavrov otvara ambasadu 🇷🇺u Prištini. pic.twitter.com/wGG9HknpC5— MP Ilija Zivotic PhD (@IlijaMp) June 5, 2022

Shtetet baltike forcojnë mbrojtjen mes rritjes së kërcënimeve hibride ruse
“Vullnetarët” rusë financojnë manastiret serbe në Kosovë
Ukraina çon në ajër një cisternë nafte të flotës ruse në Detin e Zi
Fëmijët e burgosur të Putinit: Si Rusia shkatërron të rinjtë që guxojnë të flasin
Regjimi i Vuçiqit në krizë të thellë: Protestat masive të studentëve, tirania e jo-shtetësisë dhe çmenduria pro-regjim
Kosovarët në shënjestër: Serbia arreston gjashtë persona dhe rrëmben një tjetër në 2025