Evropa duhet të rrisë presionin mbi Moskën, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas saj, pavarësisht qëllimit të saj të deklaruar për t’u angazhuar në bisedime paqeje, “mentaliteti i Rusisë nuk ka ndryshuar”.
Derisa bisedimet e paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrenë perspektivën e lehtësimit ekonomik për Moskën pavarësisht sulmit të saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës, von der Leyen ka nënvizuar se Rusia mbetet e vendosur për të “rivizatuar përgjithmonë hartat”.
“Që nga fillimi, Rusia gjithmonë ka besuar se mund të mbijetojë mbi Ukrainën, Evropën dhe të gjithë aleatët e saj… Dhe kjo është arsyeja pse çdo herë që ka përparim serioz drejt negociatave që mund të sjellin një paqe të vërtetë, dhuna përshkallëzohet”, tha ajo duke iu referuar sulmeve të fundit ruse kundër popullsisë civile të Ukrainës.
Plani amerikan prej 28 pikash, i i kërkon Ukrainës të dorëzojë tokë, të pranojë kufizime në ushtrinë e saj dhe të heqë dorë nga synimet për t’iu bashkuar NATO-s. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e përshkroi planin si bazë për zgjidhjen e konfliktit, porse me mundësinë që Moska mund t’i kundërshtojë disa pika.
“Zhurmat nga Kremlini në ditët e fundit thonë shumë për qëllimet e tij të vërteta. Për ta, Ukraina mbetet një hap i parë në një lojë shumë më të madhe”, ka thënë von der Leyen./The Geopost/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999