Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, dhe Radio Televizioni i Serbisë po përgatisin një serial për luftën në Kosovë, që nuk ka asnjë dallim prej narrativeve të ish liderit serb Sllobodan Millosheviq ndaj shqiptarëve.
Peci shkruan se Serbia në vend që të turpërohet për të kaluarën e saj, është krenare me të dhe e projekton si narrativ zyrtar shtetëror.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e udhëhequr nga Vulini dhe Radio Televizioni i Serbisë po përgatisin një serial për luftën në Kosovë, që nuk ka asnjë dallim prej narrativeve të Millosheviqit ndaj shqiptarëve.
Serbia në vend që të turpërohet për të kaluarën e saj, ajo është krenare me të dhe e projekton si narrativ zyrtar shtetëror.
Njëra ndër objektivat kyçe të Serbisë dhe Rusisë, është ndërrimi i narrativeve për luftërat në ish-Jugosllavi, dhe atë me theks të veçantë për luftën në Kosovë, për shkak të intervenimit të NATO-s. Ky serial është pjesë e realizimit të kësaj strategjie.